Mbeshtetja e Lubonjës për vendimin e qeverisë kundër SHBA-ve, reagon Hila: Revolucionar rus

0
221

Dritan Hila përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se politika e jashtme nuk është terren për anarkistët apo idealistët pasi është shumë prozaike dhe llogaritëse. Hila ka reaguar ndaj diëskutimeve mbi qëndrimin e mbajtur nga Shqipëria në OKB, ku në debat është përfshirë edhe Fatos Lubonja.

“Fatos Lubonja nuk është as i majtë dhe as i djathtë. Është anarkist. Një mishele e revolucionareve rusë të viteve ‘900 dhe atyre liverpulas të viteve ‘70/të.

Kur të gjithë brohorisnin për Ramën, ishte zëri i vetëm që ankohej se qyteti po kthehej në fjetore.

Në të majtët e anatemonim ndërsa të djathtët e brohorisnin, besoj edhe ata pa kuptuar pse e bënin.

Ndaj është i vetmi që e pranoj të diskutojë për votën në OKB. Gjithë të tjerët ose janë të paguar ose nuk marrin vesh ose kanë një hall. Por me të vetmin korigjim: politika e jashtme nuk është terren për anarkistët apo idealistët pasi është shumë prozaike dhe llogaritëse”, shkruan Hila.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here