Fitimet nga kumari kapin rekordin për vitin 2017

0
135

 Apex, fitimi 1.3 miliardë lekë
• VLT Albania, 450 milionë lekë fitime, me një normë kthimi prej 42%
• Regency International Casino Tirana dyfishoi fitimet në 445 milionë lekë, me një normë fitimi prej 31%”
• Astra Albania raportoi fitime prej 557 milionë lekësh, me një normë prej 27%.
• Adriatik Game, fitoi 353 milionë lekë me normë më të ulët, 17%

“Përpjekjet e qeverisë për t’i dhënë fund marrëzisë së lojërave të fatit në fund të vitit 2014, menjëherë pasi qeveria e re erdhi në pushtet, vetëm sa u kanë shtuar më shumë fatin kompanive, duke e shndërruar atë absolutisht në një ndër sektorët më fitimprurës në vend” shkruan Monitor, që ka nxjerrë listën e këtyre bizneseve.

Konferencat në kryeministri dhe replikat në parlament të Edi Ramës për këtë temë janë ende të freskëta në memorje. Me vendosmërinë e një misionari Rama bëri deklarata të tipit: “Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar” apo “ky nuk mund të jetë as legalisht aktivitet i së ardhmes së vendit. E ardhmja e vendit nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin”.

Katër vite më pas, do të qe naivitet të mendohej se “Marrëzia e fundit” ishte një aksion i dështuar i Ramës. Shifrat e fitimit të kazinove janë dëshmi kokëfortë se 6 mijë policë që shkatërronin makinat e kumarit u përdorën për fasadë. Pas tyre fshihej qëllimi i vërtetë por i pathënë, që ishte goditja e kompanive për të kontrolluar tregun. Në këtë llogjikë, “Marrëzia e fundit” qe i suksesshëm dhe rezultoi një situatë “ëin ëin”, si për kompanitë, ashtu edhe për qeveritarët që kanë dalë fitim, madje me fitime rekord.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here