Vota në OKB, Goxhaj: Me reagimin e ambasadës, të gjithë e kuptuan se Donald Lu nuk përfaqëson më Trump e SHBA por Soros!

0
782

Avokati Altin Goxhaj, i njohus is një ndër mbështetësit kryesprë të politikës së residentit Trump, shprehu dje në një intervistë për “standard” opinionin e tij mbi votën e Shqipërisë kundër SHBA-së për Jeruzalemin. Në këtë intervistë Goxhaj foli edhe mbi qëndrimin e ambasadës amerikane, e cila sipas tij me mos reagimin e saj për votën kundër të Shqipërisë vërtetoi se ambasadori amerikan në Tiranë është kundër Presidentit Trump.

 Zoti Goxhaj dje Shqipëria votoi pro rezolutës së OKB- së, anti –trump. Si e komentoni këtë votë dhe çfarë pasojat mund të sjellë ajo për Shqipërinë por edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve?

Rilindja Sorosia ndërmorri Aktin Përfundimtar për të larguar Shqipërinë nga Orbita Amerikane dhe për  ta hedhur në Vrimën e Zezë të Askundit të Jugosllavisë së Re. Sot Shqipëria votoi kundër Amerikës njësoj si Beogradi! Ndryshe nga Kroacia, Polonia, Hungaria, Cekia, Rumania, madje dhe Bosnja ne u pozicionuam kundër SHBA megjth paralajmërimet personale të vetë Washingtonit madje të vetë President Donald J. Trump!Anti Amerikanizmi i Klikës Sorosiane në Pushtet është e Keqja më e madhe e Shqipërisë që tashmë e çoi Shqipërinë në Frontin Anti Amerikan dhe ne duhet të shpëtojmë prej tyre! Kjo votë është pjesë e një Axhende Anti Amerikane e Mafies Soros që synon me çdo kusht të shkatërrojë të vetmen garanci që ka Kombi Shqiptar për të prosperuar dhe mbijetuar jo vetëm në kohë paqeje por edhe në çd okohë trazirash! SHBA është polica e sigurimit të mbijetesës për Kombin Shqiptar! Hiqi spinën e SHBA dhe Shqipëria përfundon në një plaçkë tregu evropiane në favor të Serbisë dhe Rusisë në rastin më të pare të një krize globale! Hiqi spinën e SHBA dhe Kosova kthehet toka e askundit! Kombi shqiptar shpërbëhet!. Vota e Shqipërisë kundër SHBA është akti më i lartë i tradhtisë kombëtare!

Si e cilësoni reagimin e ministrit për europën dhe punët e jashtme, i cili dekalroi se këto rezoluta janë të detyrueshme?

Ditmir Bushati i biri i Sul Bushatit dhe nipi i Spiro i Kolekës Edi Rama janë Esat Pashat e ri dhe unë uroj që Shqipëria të ketë Avni Rustemë. E dëshiroj pa masë ! Ajo që tha Bushati ishte një gënjeshtër e rëndomtë kalamajsh që vlen veç për tu besuar ngandonjë idiot apo person me nivel inteligjence shumë poshtë mesatares ! Polonia, Rumania, Hungaria, Çekia, Kroacia etj etj janë anëtare të BEsë ! Gatzi gjysma e BE së refuzoi të bëhej pjesë e farsës anti amerikane dhe një klysh i porosit guxo dhe na trego BE ! Po edhe sikur BE të jetë unanime kundër SHBA, Shqipëria i ka detyrimet ndaj SHBA të pashlyeshme për 1 mijë vjet !

Po reagimin e ambasadës së SHBA- së në Shqipëri, e cila nuk e komentoi rreshtimin e vendit tonë krah shteteve që votuan pro rezolutës?

Sot më shumë se kurrë të gjithë e kuptuan se Donald Lu nuk përfaqëson Donald Trump dhe as SHBA por Soros! Lu që ka pushtet për votat për Reformën në Drejtësi dhe PPP e kishte në dorë të bënte veç një SMS që të detyronte Edin të mos votonte kundër SHBA por të abstenonte siç do shtet tjetër që ka vuajtur komunizmin në Evropën Lindore dhe që nuk varet nga Rusia! Por LU sot bindi edhe më naivin që nuk përfaqëson më SHBA dhe as Trump por veç Soros!

Soros po sponsorizon me paratë e USAID dhe Ambasadës Amerikanë, BB-së dhe Soros: Antiamerikanizmin e Establishmentit për të eliminuar influencën amerikane në Shqipëri për të shpëtuar Mafien Soros nga Cunami Trump! Donald Lu është një rrezik për Sigurinë e Shteteve të Bashkuara të SHBA dhe më e pakta që mund të bëjë është të kërkojë azil politik në Ambasadën e Kinës!

Po reagimin e opozitës si e komentoni?

Luli duke mos dale ti bënte thirrje Qeverisë që të mos votonte kundër SHBA dhe Administratës Trump i dha luksin Edit që ti thoshte SHBA se tashmë gjithë Shqipëria është kundër SHBA dhe s’ka asnjë alternativë pro amerikane! Nëse Edi do ta dinte se Luli mund të dilte si alternativë kundër një vote kundër SHBA ai s’do të votonte kurrë kundër SHBA por të abstenonte sepse dihet se çfarë ndodh në të tilla raste: QËROHU TI SE VJEN TJETRI! Pra meqenë se kjo Qeveri qenka kundër SHBA le të vijë në pushtet një Qeveri pro amerikane që voton ndryshe! Dhe duhej ta bënte përpara! Dhe më pas Luli ndryshe nga Berisha njësoj sikur të thoshte “M’kaçu nana me la gojën!” deklaroi se «vota e Shqipërisë ishte « gabim » dhe jo siç tha Doktori «akt tradhtie kombëtare ».

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here