Princ Leka dhe Princeshë Elia urojnë Shqipatrët

0
232

Kartolina e fundvitit për shqiptarët ka ardhur edhe nga Princeshë Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët në rrjetet sociale kanë postuar një foto në të cilën shfaqen më të lumtur e të dashuruar se kurrë.

Në foton e postuar në Facebook, çifti ka uruar festat e fundvitit, ndërkohë që bën thirrje për të dhuruar sa më shumë dashuri dhe përkujdesje: “Princ Leka dhe unë ju urojmë Gëzuar Festat e Fundvitit! Kjo është koha e dhurimit dhe përkujdesit ndaj njerëzve të dashur. Është koha të falenderojmë të gjithë ata miq që kanë treguar miqësi dhe besnikëri të pakushtëzuar.

Kjo është gjithashtu koha për të kthyer vemendjen ndaj atyre që nuk kanë fatin të kenë familjen pranë, fëmijë pa prindër apo prindër pa fëmijë, atyre që nuk kanë çfarë të vënë në sofër për të festuar. Kjo është koha për t’u ndërgjegjësuar se dashuria që japim na kthehet dyfish kur është e sinqertë!

Nëse do të jeni në udhëtim bëni kujdes nga ngricat dhe bora, merrni kohën tuaj dhe shijoni çdo moment! Besimtarëve të krishterë u urojmë Gezuar Krishtlindjen!

Ju urojmë të gjithëve sa më shumë mbarësi dhe dashuri!” – përfundon Princeshë Elia Zaharia.

Çifti e kurorëzoi dashurinë e tyre në një ceremoni të realizuar vitin e kaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here