‘Na fal Florenc’ , mesazhi prekës i qytetarëve para zyrës së Ramës

0
288

Qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë në Tiranë mbrëmjen e sotme, ku kanë zhvilluar homazhe në nderim të Florenc Beqiraj, 23-vjeçarit nga Shkodra që ndërroi jetë dje në një spital të Marsejës në Francë.

Qytetarë ndezën qirinj në trotuarin para kryeministrisë. Një prej vajzave të pranishme lexoi një dedikim prekës:

“Atje ku je ndosha je i lirë se këtu na nuk të dhamë dashni, të dhamë të goditura të forta dhe ti ngulëm avash në shpirt. Na fal Florenc!  Ne të vramë e me ty e vramë edhe veten, e vrasim çdo ditë. Na s’jemi mirë, na s’jena të lirë. Ti u bëfsh parajsë e na tanë jetën në errësirë”.

Shoqëria civile ka njoftuar një protestë ditën e diel në orën 12:00.

Pasi qëndroi për disa ditë në koma Florenc Beqiraj ndërroi jetë në spital  pasi mjekët i hoqën tubat e oksigjenit që e mbanin në jetë. Sipas të atit të djalit që ndodhej në spital ato momente, ky veprim ndodhi pa lejen e tij dhe familjarëve. Autoritetet franceze janë shprehur se ai tentoi të vetëvarje në burg, ndërsa familjarët shprehen se ai është dhunuar brutalisht.

Beqiraj ishte në Francë prej dy vitesh e po përpiqej të përfitonte azilin. Ai është ndaluar nga policia dhe për mungesë dokumentacioni përfundoi në burg. Pikërisht gjatë qëndrimit prapa hekurave ka ndodhur dhe incidenti që e çoi 23-vjeçarin në fund të jetës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here