Goditja me çizme ndaj Ramës, ja çfarë tha pastori Akil Pano dje te “Zonë e Lirë”

0
341

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë”, ku u pyet lidhur me goditjen me çizme në drejtim të kryeministrit Rama në seancën e tensionuar ku Arta Marku u zgjodh kryeprokurore e përkohshme, një proces që është quajtur anti-kushtetues nga opozita.

I ftuar në studio ishte edhe pastori i kishës protestante Akil Pano i cili shpjegoi këtë veprim.

“Psalmi 106 është një nga psalmet e gjata të biblës edhe flitet shumë  për katarsisin e brendshëm, për vendosjen e drejtësisë. Pyetja e madhe shtrohet a mundet që drejtësia të vihet në vend përmes një akti në dukje i padrejtë. Dhe psalmi 106 këtu në fakt përmes historisë së Fineasit i jep kësaj përgjigje: po.

Psalmi 106 flet që ne dhe etërit tanë kemi mëkatuar kemi bërë paudhësi dhe të këqija pra është një kërkesë e madhe për katarsis të brendshëm, për vetëpastrim dhe nëse këtë vetëpastrim e ndihmon një çizme atëherë pse jo.

Jezusi i Nazaretit hyri në tempull dhe kur e gjeti tempullin plot me tregtarë dhe me njerëz që shisnin e blinin bëri një akt i cili ngjalli një polemikë të hatashme ne kulturën e asaj kohe dhe media e kohës në sensin metaforik i bëri shumë bujë dhe ungjitarët e shkruajnë këtë rast. Edhe gjithë filozofia këtu është që ne duhet të rindërtojmë rrënojat e shkatërruara, kolonat e imoralitetit”, tha pastori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here