Denoncimi: Me taksat e reja të Veliajt, ja sa do paguajë një familje në muaj

0
179

Partia Demokratike përmes anëtarit të këshillit bashkiak,  Akil Kraja, akuzoi kryebashkiakun Erjon Veliaj se me buxhetin e ri të miratuar qytetarët e Tiranës do të paguajnë më shumë taksa.  Sipas tij, për një familje në Tiranë “më shumë taksa”, përkthehet në një faturë që kushton të paktën 75 mijë lekë çdo muaj. Kraja tha se kjo rritje taksash është “dhurata” e vitit të ri që Veliaj u bën familjeve të Tiranës.

“Në buxhetin e vitit të ri 2018, i kaluar me vota të blera dhe të paligjshme, Erion Veliaj kërkon të dyfishojë të ardhurat nga taksat.

Nga 55 milionë euro, tani, qytetarët dhe bizneset duhet të nxjerrin nga xhepat 100 milionë euro.

Le të bëjmë një llogari të thjeshtë për faturën mujorë 75 mijë lekë në muaj që një familje i paguan Bashkisë së Tiranës.

Uji i pijshëm është rritur me 50 %. Nga rreth 10.000 lekë tani do të paguhet 15.000 lekë/muaj;

Tarifa e shërbimit është rritur 100 %, nga 1.000 lekë do të bëhet 2.000 lekë

Në faturën e UKT-së shtohet dhe Taksa e re e ndërtesës, e cila është rritur 10 fish, nga 1000 lekë/muaj, do të paguajmë, minimalisht, 10.000 lekë në muaj

Tarifa e pastrimit është 4.200 lekë

Taksa e arsimit është një taksë e re e shtuar me buxhetin e këtij viti, 1500 lekë.

Në faturën 75 mijë lekë në muaj përfshihet edhe kostoja e 1 aboneje autobuzi, që është rritur me 50 %. Nga 12 mijë lekë, tani kushton 16.000 lekë

Pjesë e shtrenjtimit të jetës në Tiranë është edhe pagesa për parkingun më rrugët kryesore të Tiranës, që, për çdo automjet familjar, llogaritet në të paktën, 15.000 lekë në muaj.

Në faturën familjare mund te perfshihet edhe tarifa mujore prej 10 mijë lekësh, mesatarisht, e mirëmbajtjes së pallateve.

75 mijë lekë në muaj është një taksë e rëndë për ta paguar me shkelqimin e rremë të dritave në qendër të Tiranës.

75 mijë lekë çdo muaj janë shumë për t’ia paguar një kryebashkiaku që po e blen pushtetin me paratë dhe pasuritë e Tiranës”, tha Kraja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here