101 kg kanabis u kapën sot nga policia greke në Janinë. Në pranga është vënë shoferi i makinës me të cilin transportohej droga, një 50-vjeçar grek. Atij iu sekuestruan 200 euro, dy aparate celularë dhe 1 arme zjarri automatike “Kallashnikov” me një krehër pa fishekë.
Makina me drogë ishte nisur nga Shqipëria. Droga ishte vendosur në sediljet e pasme të mjetit. Mbetet e paqartë ende si ka kaluar kufirin në Kakavijë. Autoritetet greke vijojnë hetimet.