DETAJET/ Si u plagos taksiti, 2 dhunuesit në kërkim

0
116

Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e taksistit Bashkim Guraj mbrëmjen e djeshme në Palasë.

Nga veprimet hetimore të kryera prej Policisë, ka rezultuar se:

Dy autorët, tashmë të identifikuar nga Policia, konkretisht, shtetasit K.B., dhe G.Ç., të cilët ishin  pasagjer në mjetin taksi me drejtues shtetasin B.G., dhe  udhëtonin në aksin rrugor  Himarë-Palasë, në momentin që kanë vënë re një pikë kontrolli të ngritur nga Policia  në vendin e quajtur ”Ura e Palasës”, të dy këta shtetas kanë detyruar nën kërcënimin e armës imituese shtetasin B.G., të ndërronte drejtimin e rrugës.

Drejtuesi i mjetit nuk ka pranuar dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin,  ku njëri nga autorët e ka qëlluar me armën imituese duke e lënë të dëmtuar.

Të dy shtetasit e lartpërmendur  i  kanë marrë vetëm çelsat e mjetit dhe janë larguar duke përfituar edhe prej terrenit dhe errësirës.

Nga hetimet e kryera nga ana e Policisë  ka rezultuar se të dy këta shtetas janë edhe autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 12.12.2017, në hyrje të Orikumit, ku mbeti i plagosur një shtetas.

Ndërkohë Policia njofton po vijon intesivisht punën për kapjen dhe ndalimin e tyre.

Materialet do ti referohen Prokurorisë Vlorë, ndaj shtetasve K.B. dhe G.Ç., për veprën penale ”Heqja e paligjshme e lirisë”, e parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here