Zgjedhja e kryeprokurorit të përgjithshëm, nis seanca parlamentare, jashtë protesta

Ka nisur seanca parlamentare.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka njoftuar sot deputetët për një seancë plenare në të cilën do të miratohet zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Përkundër këtij vendimi, opozita e bashkuar ka vendosur të protestojë.

Në urdhrin e tij, Ruçi e ka futur projektvendimin për kryeprokurorin në pikën 5 të rendit të ditës.

Tre kandidtura janë në sjellë në Kuvend, përzgjedhur nga një garë seleksinuese ku u paraqitën 7 kandidatë. Procesi u nis dhe u përfundua vetëm nga Partia Socialiste pasi PD, LSI e  parti të tjera opozitare e konsideruan atë si antikushtetues dhe e bojkotuan.

Deputetët socialistë në mbledhjen e sotme para seancës, vendosën zgjedhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së përgjithshmet, thanë burimet.

Ndërkohë që ka nisur seanca, në sheshin përpara Parlamentit zhvillohet një protestë, kundër zgjedhjes antikushtetuese të kryeprokurit të përkohshëm.

Zgjedhja e kryeprokurorit të përgjithshëm, nis seanca parlamentare, jashtë protesta

Kukësi zbardhet nga bora, ja rrugët e

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko