Goditja me këpucë drejt Ramës, flet Kryemadhi: Një gjest…

0
288

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, u pyet se me çfarë e kishte hedhur në drejtim të kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së sotme.

Pjesë nga biseda:

Tare: Ju keni qëlluar drejt kryeministrit me këpucë?

Kryemadhi: Çfarë rëndësie ka kjo? Ai ka qëlluar shqiptarët. Është një gjest dinjitoz që Edi Rama i ka kthyer fëmijët shqiptarë në spaçator dhe shpërndarës të drogës në gjithë shkollat e mesme. Është një gjest dinjitoz që Edi Rama e ka kthyer shoqërinë shqiptare në shoqërinë e drogës.

Po zaptojnë rrugët e Londrës shqiptarët, rrugët e Holandës, rrugët e Italisë sepse modeli i tyre më i mirë është drogaxhi.

Çipa: Nuk është e hijshme për një kryetare partie.

Kryemadhi: Po të jetë kryetar partie kemi Edi Ramën që del lakuriq dhe quhet modern.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here