Spahiu: Shqipëria e fundit në Evropë, ç’leksione i jep Rama Maqedonisë?

0
172

Deputeti Përparim Spahiu ka kritikuar qeverinë lidhur me reformat ekonomike që nuk po i sjellin zhvillim vendit.

“Ja kemi thënë dhe vazhdojmë t’ja themi që rritja ekonomike nuk ka asnjë vlerë nëse nuk shoqërohet me mirëqënie. Nga të dhënat e fundit të EUROSTAT-it rezulton se, mesatarisht një shqiptar konsumon në vit sa 29% e mesatares së Bashkimit Europian. Pra, pak më shumë se një të tretën e një europiani mesatar. Me një normë të tillë, Shqipëria është e fundit në Europë. Ka përkeqësim edhe në krahasim me vitin e fundit. Shifrat tregojnë diferencë të theksuar dhe me vëndet e rajonit. Se di çfarë leksionesh i ka dhënë Maqedonisë sot në mbledhjen e përbashkët, por nuk i jep dot jo vetëm në ekonomi, por dhe në Rilindje Urbane pasi dhe këtë të fundit e bënë më mirë se Ty.!!!!” – shkruan deputeti i LSI në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here