Çështja “Tahiri” dhe bomba e dytë që do plasë me dosjen “Xibraka”, për ish-ministrin e Brendshëm

0
405

Saimir Tahiri prej gati dy muaj është vënë në ballë të ciklonit, duke u akuzuar drejtpërdrejt si një ish-ministër i Brendshëm që është implikuar në trafikun e drogës, dhe më konkretisht në grupit kriminal të Habilajve, që janë kushërinjtë e tij.

Gjykata e Krimeve të Rënda arriti sot të konfirmojë vendimin për caktimin e masës së sigurim bllokim të pasportës për shtetasin Tahiri, ndërkohë që ish-ministri i Brendshëm u largua nga ambjentet e gjykatës vetëm duke pëshpëritur fjalët “…Faleminderit…Faleminderit”.

Dalja e emrit të Tahirit në dosjen kriminale Habilaj, tashmë është mësuar dhe se dy prokuroritë si ajo Shqiptare dhe ajo Italiane, pra e Katanias, kanë nisur hetime ndaj Tahirit si i dyshuar në trafikun e drogës, pasi nëpërmjet postit dhe beneficeve që ai gëzonte në ministrinë e Brendshme ka favorizuar trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali.

Por “Kombinews” mëson se kjo është vetëm maja e ajsbergut në këtë çështje,pasi dy bomba të tjera pritet të plasin sërisht, ku emri i ish-ministrit Saimir Tahiri dhe gruas së tij është prezent.

Mesazhet telefonike të gjetura në telefonin e biznesmenit të arrestuar Oresti Sotës me gruan e Tahirit, për çështjen e tenderave pritet të hedhin dritë mbi një skandal tjetër.

Bashkëshortja e Tahirit, në këto mesazhe del e kompromentuar pasi bisedon me Oresti Sotën lidhur me fitimin e tenderave të ministrisë së brendshme, gjatë kohës kur në krye të këtij dikasteri ka qënë ministër Tahiri.

Ndërkohë bomba e dytë dhe më e rëndë që duket se po përgatitet të plasë gjatë vitit 2018, lidhet me çëshjen “Xibraka”.

Përgjimet e kryera nga prokuroria e Hanoverit në Gjermani për anëtarët e grupit Xibraka, duket se kanë interceptuar dhe biseda ku anëtarët e këtij grupi flasin për Saimir Tahirin, dhe disa biznesmenë të tjerë shumë të njohur në vend dhe djemtë e disa ish-ministrave të Partisë Socialiste.

Njëherësh në këto përgjime del dhe emri i një biznesmeni që administron një klub futbolli në Shqipëri etj.

“Kombinews” mëson se për dosjen Xibraka në Gjermani, Partia Demokratike ka impenjuar shumë njerës dhe mësohet se PD ka arritur të sigurojë disa fashikuj të kësaj dosje.

Në fakt PD ka paralajmëruar disa herë në konferenca shtypi se në të ardhmen të nxjerë fakte rrënqethëse që do nxjerin lakuriq qeverinë dhe ish-ministrin e Brendshëm më të “suksesshëm”.

Por PD flet pikërisht për këtë dosje dhe për këto përgjime.

Ajo që pritet tashmë është pikërisht momenti kur PD të nxjerë në media dosjen “Xibraka” me përgjimet Gjermane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here