Kthehen në Shqipëri 160 persona që tentuan azil, policia: Mos harxhoni kohë dhe para

0
169

Ditën e sotme janë kthyer në Tiranë 160 persona të cilët tentuan azil në disa vende të Bashkimit Europian.

Policia njofton se azilkërkuesit u kthyen në Rinas me avionë të posaçëm.

69 shtetas shqiptarë të deportuar nga Gjermania ,

31 shtetas janë kthyer  nga Franca,

Si dhe  60  shtetas nga Anglia.

“Vetëm gjatë tre muajëve të fundit  janë riatdhesuar 2559 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika, Gjermania,  Anglia, Italia dhe Greqia, ku 1063 shtetas kanë kërkuar azil dhe 1496 shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në hapsirën Schengen”, sqaron policia.

Policia e Shtetit thotë gjithashtu se do të vazhdojë të rrisë dhe të kontrollojë masat e kalimit të shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kufirit në Republikën e Shqipërisë.

Polica thotë se nuk ka asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së, duke i bërë thirrje shqiptarëve që mos shpërdorojnë para dhe kohë!

Ndërkohë i bëhet thirrje që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe afatet e qëndrimit në hapësirën Schengen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here