Braimllari: Asnjë ndihmë për të përmbyturit vetëm show, duhet të shpallnit gjendjen e emergjencës

0
138

Qeveria e ka mëndjen tek kamerat, tek shoë televiziv dhe jo për të ndihmuar banorët në nevojë. Kjo ka qenë e akuza e ngritur nga Endrit Braimllari, Deputeti i LSI i zgjedhur në Qarkun e Tiranës. Braimllari duke marrë fjalën në komisionin e sigurisë, ku ishte i pranishëm zv/Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, u shpreh se qeveria i shkon pas kamerave, por jo banorëve.

“Ju thatë këtui se keni bërë urën në darzezë përmes FA, po është e vërtet dhe shumë mirë që është bërë, por nuk mjafton. Banorët janë në mëshirë të fatit dhe nuk do dëmbshpërblehen, pasi për këtë ju duhet të kishit shpallur gjëndjen e emergjencës, pse nuk e bëtë këtë?”, pyeti Braimllari.

“Në Kavajë, pjesë e qarkut të Tiranës, Golemi dhe Synej janë shumë të goditura nga përmbytjet dhe rrëshqitejt e dheut, dhe ju as që i jeni afruar, pasi nuk kishte kamera atje”, vijoi deputeti i LSI.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here