50 raportet e SHISH/ Ku punonin 127 policët e biznesit të drogës

0
228

Edhe shoferët personalë të drejtorëve përmenden në raport, siç është rasti i Bulqizës dhe i Kurbinit. Edhe një shef qarkullimi nuk i ka rezistuar dot efektit të kanabizimit siç është rasti i Vlorës. Nuk kanë munguar informacionet kur edhe vetë agjentët e Antidrogës, kanë bashkëpunuar me trafikantët si në rastet e Lezhës, Sarandës dhe Korçës.

Deri tani, emrat e 127 policëve nuk kanë dalë në media, por nga leximi i vëmëndshëm i raportit të SHISH, drejtuar nga Visho Ajazi Lika del se shqetësimi më i madh erdhi Vlora, Berati dhe në Kruja. Janë në këto tre qytete ku përmenden me dhjetëra herë policët e dyshuar për bashkëpunim me kultivuesit dhe  trafikantët e kanabisit. Emrat e policëve mund të përmenden disa herë në raporte të ndryshme të SHISH, fakt që dëshmon se qeveria nuk pati asnjë reflektim për sinjalizimet e Visho Ajazi Likës, por priti deri kur shqetësimi erdhi nga shërbimet partnere.

Harta e informacioneve për policët e implikuar në biznesin e drogës
Vlora, përmendet në 25 raste
Kruja, në 24 raste
Korçë, Pogradec, Maliq, 19 raste
Berati, 19 raste
Dibër, 17 raste
Kurbini, 15 raste
Tepelenë, Memaliaj 12 raste
Gjirokastër, 12 raste
Delvinë, 6 raste

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here