Zbulohet komploti Rama – Tahiri për të implikuar me një shef droge, Manjanin dhe Gjykatën e Lartë

0
193
Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, mbrëmë në emisionin e Artur Zhejit në  “360 Gradë” në Ora News, ka rrëfyer për herë të parë një komplot të njerëzve të Edi Ramës, duke falsifikuar një përgjim të një organizate kriminale për trafikun e drogës.

Bëhet fjalë për blerje të anëtarëve të Gjykatës së Lartë me rastin e heqjes së mandatit të tij dhe “implikim” të vetë ministrit të Drejtësisë në atë kohë, i cili i përkiste Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe që konkretisht ka qenë Ylli Manjani.

“Kisha dijeni, që Edi Rama ka komplotuar për të hequr mandatin tim. Dy ditë pas heqjes së mandatit, një funksionar i lartë i Ministrisë së Brendshme erdhi te unë me një dokument përgjimesh, ku sipas zbardhjes një drejtor i Ministrisë së Drejtësisë fliste me një eksponent të drogës. Ky i fundit i thoshte këtij drejtorit të rëndësishëm në Ministrinë e Drejtësisë, `se e pastruam rrugën (bëhej fjalë për largimin e Kokëdhimës si deputet në qarkun e Vlorës) dhe i kemi kaparosur ata të Gjykatën e Lartë`. Sipas ati përgjimit ky drejtor pohon, se ishte në dijeni edhe ministri.

Unë pyeta zyrtarin e lartë të ministrisë së Brendshme, se kush ka dijeni tjetër për këto përgjime, ai më tha menjëherë, se Edi Rama nuk di gjë. `Nuk të pyeta kush nuk ka dijeni, por kush ka”, i thashë. Pas kësaj më pranoi, se kishte dijeni Saimir Tahiri. Kur e pyeta nëse ky përgjim ishte zyrtar dhe i  ligjshëm, më pranoi se çdo gjë ishte proceduriale dhe se çështjen  e ka marrë në dorë prokuroria.

U interesova dhe investigova personalisht më vonë dhe rezultoi, se e gjitha ishte një falsifikim. Një lojë dhe një komplot i ndyrë, për të më treguar mua se Edi Rama ishte i distancuar nga historia e heqjes së mandatit tim dhe se nuk e kisha nga ai, por nga të tjerë”, ka rrëfyer mbrëmë Kokëdhima lojrat e ndyra siç i quajti ai vetë, të klanit të Ramës, ku implikohet Gjykata e Lartë dhe aleati bashkëqeverisës në atë kohë LSI.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here