Topalli: Endrra e 27 viteve më parë, e thyer. Sot shqiptarët të deprimuar…

0
192

 

Jozefina Topalli, ish-Kryetare e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e PD-së, u shpreh mbrëmjen e sotme se ëndrra e 27 viteve më parë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, është e thyer.

E ftuar në studion e emisionit Neës 24, Topalli theksoi se kur thonim e duam Shqipërinë si gjithë Europa, nuk donim të ishim thjesht në BE, por donim të ishim të barabartë në të gjitha aspektet me qytetarët e Europës, por është një ëndërr e thyer, e largët.

“Duhet të ishte një moment reflektimi, por me klasën politike nuk besoj se ka një moment reflektimi, nuk besoj se ka për të pasur një analizë, pse kemi varfëri, pse jemi këtu? Pse shqiptarët duan të ikin, pse flitet për një rritje të varfërisë.

Pse brezi i ri e sheh veten të pamundur, pse ikën jashtë dhe kthehen në korrierë drogë. Kjo është gjëja më e dhimbshme që mund t’i ndodh një vendi nuk kishte kjo ëndrra, pse shqiptarët u dyndën vrapuan pas një ëndrre. Sot nuk ka një ëndërr.

Mendoj që ajo është një projekt, po ëndrrën dua ta shoh ndryshe. Unë them që ëndrra është rrëzuar rrugës. Është një moment për ta ndalur hapin për të parë më me sinqeritet nga qytetarët, për të parë ku janë dhimbjet e tyre. E ndjej se shqiptarët janë në një moment gati depresioni. Ne jemi rebeluar, kur jemi ndjerë keq, por të deprimuar shqiptarët nuk kanë qenë kurrë. Sot shqiptarët janë të deprimuar”, tha Topalli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here