62-vjeçares i bie të fikët nga frika e arrestimit, policia e çon në maternitet

0
155

62-vjeçarja Barizhe Mance rrëfen se në 13 shtator 2016 kishte gjetur jashtë portës, një shashkë, (mbetje luftarake) dhe e kishte varur mbi portë.

Kjo u bë shkak që policia ta arrestonte dhe të bastiste shtëpinë e 2 të moshuarve, Mezhdet dhe Barizhe Mance.

I shoqi rrëfen ditën kur policia arreston bashkëshorten e tij dhe me forcë kontrollon gjithë

shtëpinë sikur të ishte ndonjë kriminele. Ai shton se kur mbërritën në oborrin e komisariatit, bashkëshortes së tij i bien të fikët dhe policët e dërgojnë 62-vjeçare në maternitet sikur ishte shtatzënë.

Zonja Barizhe tregon se ka përjetuar turpin më të madh në një moshë të vjetër. Dy të

moshuarit kërkojnë përmes emisionit ” Fiks Fare” që të dëgjohet historia e tyre, të dihet e vërteta e tyre dhe kur të dalin në qytet, të dalin me kokën lart dhe jo t’ia bëjnë me gisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here