Opinioni i OPDAT dhe Euralius për Kryeprokurorin erdhi me kërkesën e deputetit socialist

0
167

Zhvillimeve sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, maxhoranca i parapriu me një opinion të dy misionet e këshillimit EURALIUS dhe OPDAT, se si duhet të zgjidhet Kryeprokurori i ri.

Se kush e kishte kërkuar këtë opinion deri më sot ishte enigmë. Por dokumenti i siguruar nga Report TV, dëshmon se këto dy misione u vunë në lëvizje nga Ulsi Manja, kreu komisionit parlamentar të ligjeve.

Më 21 nëntor, për herë të parë u bë publike në media një dokument përmes të cilit dy misionet e këshillimit, EURALIUS dhe OPDAT, shprehnin mendimin e tyre se si duhet të veprohet me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Republikës.

Deri më sot, ky dokument ishte i rrethuar nga misteri se kush i vuri në lëvizje këto dy misione këshillimi pasi përfaqësues të maxhorancës dhe opozitës në komisionin parlamentar të ligjeve distancoheshin nga të qenurit porositës të këtij dokumenti.

Report TV sot e disponon të plotë këtë dokument, i cili zbulon se kush i ka kërkuar EURALIUS dhe OPDAT interpretimin e kësaj çështje.

Dokumenti ka mbërritur në zyrën e Ulsi Manjës më 13 Nëntor 2017.

Nga përmbajtja e tij del qartë se është pikërisht Ulsi Manja ai që e ka kërkuar këtë opinion nga EURALIUS dhe OPDAT.

“Pas kërkesës së Komisionit parlamentar të çështjeve ligjore, për të pasur qëndrimin e EURALIUS dhe OPDAT në zgjedhjen e prokurorit. i cili do të mbaj rolin e Prokurorit të Përgjithshëm gjatë periudhës transitore, ju lutem gjeni bashkëlidhur opinionin e përbashkët EURALIUS të OPDAT i cili paraqet qëndrimin e këtyre misioneve”, thuhet në faqen e parë shoqëruese të këtij opinioni që mban firmat e dy shefave të misionit.

Përfaqësues të opozitës në komisionin parlamentar të ligjeve, kontaktuar nga Report TV, thanë se ata nuk kishin dijeni për këtë opinion deri në momenti kur doli në media.

Pra, është qartësisht e dukshme se maxhoranca ka nisur investimin e saj në çështjen e Kryeprokurorit të Republikës shumë kohë më parë nga data 7 dhjetor 2017, datë kur mbaron mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Dhe këtë maxhoranca ia ka besuar Ulsi Manjës kreut të komisionit të ligjeve,  i cili kontaktuar nga gazetarët për këtë opinion ka mohuar në mënyrë konstante të kishte dijeni apo edhe ta kishte kërkuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here