Mario Centeno zgjidhet kreu i ri i Eurogrupit! Kush është ekonomisti i Harvardit…

0
207

Ministri i Financave i Portugalisë Mario Centeno do të jetë kreu i ri i Eurogrupit që do të pasojë në detyrë Jeroen Dijsselbloem.

Vendimi për të zgjedhur Centenon për drejtimin e takimeve të ministrave të financave të vendeve që kanë si monedhë zyrtare euron u bë i mundur pas dy raundeve të votimit ku nga 4 kandidatë, 2 u eleminuan në raundin e parë. Në raundin e dytë, Centeno fitoi përballë ministrit të Finacave të Luksemburgut Pierre Gramegna.

Centeno do të mbajë një mandat që zgjat 2 vite e gjysëm.

Eurogroup është një takim informal por i fuqishëm që bashkon 19 ministrat e financave të eurozonës një herë në muaj ku diskutohen politikat kryesore ekonomike e monetare.

Kush është Mario Centeno?

Ai ka lindur me 9 nëntor të vitit 1966. Është një ekonomist dhe politikan portugez që mban detyrën e ministrit të Financave të Portugalisë që prej vitit 2015. Më herët, ai ka qenë anëtar bordi i Bankës së Portugalisë.

Është diplomuar në Lisbonë në vitin 1990 në ekonomi dhe mban dy mastera, njërin në matematikë të aplikuar dhe tjetrin në ekonomi në Universitetin e Harvardit.

Ka punuar gjithashtu si profesor universiteti dhe është autor dhe bashkëautor i një serë publikimeve me fokus ekonominë.

Mario Centeno mishëron historinë e suksesit të Portugalisë, aq sa edhe ish ministri i financave gjerman Wolfang Schaeuble e ka cilësuar si «Cristiano Ronaldo i Ecofin» (institucionit që bashkon ministrat e Financave të BE-së). Pasi është shpëtuar nga rreziku i falimentimit në 2011 me një program ndihme financiare prej 78 miliard euro, Portugalia është rikthyer në ritmet e rritjes që kalojnë 2 %  dhe ka nisur të rivlerësohet.

Falë Centenos, qeveria socialiste e drejtuar nga Antonio Costa ka frenuar efektet e masave shtrënguese por ka avancuar edhe në shëndoshjen e financave publike dhe të reformave strukturore. Por Centeno, që është futur në politikë vetëm 3 vite më parë duke u prezantuar si teknik, ka pak eksperiencë/ SCAN

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here