Habit eksperti: Ndotja nga inceneratorët do të matet nga vetë kompania!

0
180

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në mbrëmjen e sotme, është diskutuar incenerimi si një mënyrë e menaxhimit të mbetjeve dhe koncesionet e inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

I pyetur nga gazetari Rakipi, se si do të monitorohen emetimet e këtyre inceneratorëve dhe dëmet potenciale që ato mund të shkaktojnë në mjedis, eksperti Klodian Aliu, u shpreh se do të kemi “vetë-monitorim”, pra kompania koncesionare, do të monitorojë vetëveten.

“Emetimet maten nga vetë kompania. Kemi të bëjmë me teknologji të kontrolluar”.

Sipas Aliut, në vendin tonë mungojnë ekspertët që mund të bëjnë matje të tilla dhe ky proces i lihet  në dorë vetë kompanisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here