FOTO/ Përmbytje të rënda në Kamëz dhe rrethinat, kudo mbizotëron uji

0
216
Një situatë shumë e rëndë nga përmbytjet paraqitet në disa lagje të Kamëz, si Valias, Frutikulturë, Laknas, Bathore, Kamëz, Paskuqan1, Paskuqan 2, Kamëz, Fushë-Kërçik, etj. Bashkia njoftoi se deri më tani fal angazhimit të grupeve të punës në terren kemi 15 familje të evokuara dhe kemi përmbytje dhe në disa familje si në Valias mbi 30 familje, Frutikulturë mbi 26 familje, Bathore mbi 17 familje, Kamzë 16 familje, Paskuqan 23 familje dhe Laknas 22 familje

Bashkia e Kamzës tha se vazhdon të shihet me syrin e njerkës dhe të persekutohet në vazhdimësi nga qeveria Rama. Janë paraqitur mbi 137 projekte në qeveri për kolektorë dhe asnjëri prej tyre nuk është financuar.

Reagim i Bashkisë Kamëz ndaj situatës së përmbytjeve: Shqipëria përmbytet, Rama krihet dhe prodhon politikë me Kamzën!

137 projekte flenë në sirtarët e qeverisë, mes tyre dhe për kolektorët. Është skandaloze fakti që qeveria me ndarjen e re territoriale nuk i kaloi kompetencat e bashkisë shoqëruar me fondet dhe mjetet përkatëse. Bleu 61 ekskavatorë dhe ia shpërndau bashkive, Kamzës nuk i dha asnjë!. Kamzës nuk ju dha repart zjarrfikëse dhe as zjarrfikëse megjithëse ndodhej në Kodër-Kamëz!

Shqipëria është përmbytur dhe ndodhet nën ujë, por kryeministri dhe qeveria e tij nuk janë të interesuar për situatën, por të prodhojnë politikë. Mbrëmë në mes të natës në reagimin e qeverisë për dy bashki të djathta (mes tyre dhe Kamza),  Rama krihet dhe as ka ndërmend të jetë në mbështetje të qytetarëve.  Paturpësia është se në vend që qeveria të reagojë si duhet ndaj situatës ku përmbytje ka në; autostradën Tiranë-Durrës, Fushë-Krujë, Mamurras, Vlorë, Fier , Gjirokastër, Korçë etj, dhe një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është pa energji, qindra e mijëra banorë duan ndihmën e ekzekutivit, Rama tenton të rreket për të prodhuar politikë, duke përmendur bashkitë e djathta e ndërkohë sulmon dhe Kamzën!

I kujtojmë Ramës dhe qeverisë së tij se përkundër mos mbështetjes qeveritare, bashkia Kamzës brenda mundësive të saj ka nisur punën për t’i paraprirë situatave të tilla ku prej kohësh ka nisur pastrimi i kolektorit më të madh në Kamëz, ai i Valiasit  mbi 1 km, i cili nuk ishte pastruar në 27 vjet si dhe kolektorëve të tjerë.

I kujtojmë Ramës se propaganda nuk mbulon aspak neglizhencën e qeverisë së tij, e cila nuk ka mbështetur aspak pushtetin vendor me financime dhe mjete për situata emergjente!. Bashkia Kamëz ka qenë dhe është në krye te detyrës dhe nuk ka aspak nevojë për apelin e një kryeministri në gjumë që alarmohet sa herë vijnë reshjet apo bien zjarre!.  Pjesa më e madhe e stafit të bashkisë Kamëz dhe ndërmarrjeve në vartësi janë në terren në ndihmë të qytetarëve dhe evidentimit të nevojave të tyre.

I kujtojmë Ramës që në vend të retorikës, të angazhohet seriozisht në terren në mbështetje të bashkisë Kamëz dhe qytetarëve që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja.

Rama nuk ka aspak të drejtë të bëj apel, apo të akuzojë për faktin sepse Kamzën e ka parë më sy politikë, e ka diskriminuar me mosakordim fondesh në çdo fushë, pavarësisht projekteve që bashkia ka dorëzuar dhe ato vazhdojnë të flenë në sirtarët e qeverisë.  Më konkretisht me ndarjen e re territoriale Kamzës nuk iu akorduar fondi financiar për pastrimin e kolektorëve, dhe paturpësisht edhe kur qeveria e Ramës bleu 61 eskavatorë dhe i shpërndau në një ceremoni propagandistike, Kamzës nuk iu dha asnjë!.  Si duket qytetarët e këtij vendi i interesojnë Ramës vetëm në kohë zgjedhjet por në Kamëz atë e kanë kuptuar shumë mirë dhe e çojnë nga humbja në humbje dërrmuese!.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here