Spaho: PD nuk do e lejojë Ramën ta ketë nën kontroll kryeprokurorin e ri

0
165

Kreu i Grupit Parlametar të PD-së,  Edmond Spaho, deklaroi se kjo parti kundërshton çdo nismë që Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet jashtë kuadrit kushtetues, madje nëse ndodh kjo fut në qorrsokak edhe reformën në drejtësi.

Ai argumentoi se maxhoranca po synon që të marrë në dorë këtë institucion për të mbuluar edhe çështjet e fundit të krimit dhe drogës që kanë shpërthyer në vend.

“Qëndrimi ynë është i qartë, do të rresëpektohen përcaktimet kushtetuese që i kemi votuar në mënyrë të përbashkët, duhet të mblidhet Këshilli i Emërimeve të Prokurorisë, i cili do të vendosë mbi emrat që do të kandodojnë për postin, të gjitha rrugët e tjera janë të papranueshme, të gjitha partitë duhet ti përmbahen kësaj. Rama ka punuar intensivisht që të sigurojë edhe kontrollin politik për të tjera institucione”, tha Spaho në studion e Faxnews.

Sipas tij, për shkak të situatave të fundit me krimin dhe kanabisin ai po mundohet që të vërë nën kontroll këto institucione.

“Fakti që duan ta zgjedhin në rrugë jo kushtetuese tregon që duan ta marrin institucionin në kontroll, por këtë ne nuk do ta lejojmë. Nuk është një fenomen i ri në Shqipëri që politika synon të influencojë institucionet e hetimit. Rasti i Saimir Tahirit është rast flagrant.

Ndryshimet kushtetuese e përcaktojnë fare qartë si do të zgjidhet prokurori dhe ne i qëndrojmë asaj, çdo lloj interpretimi tjetër fut në qorrsokak çështjen dhe reformën në drejtësi”, tha Spaho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here