28 Nëntori. Presidentët e dy shteteve shqiptarë, Ilir Meta e Hashim Thaçi takohen në Gjilan

0
210

Festa e 28 Nëntorit, shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, pritet të festohet me ceremoni të mëdha kudo ku jetojnë shqiptarët.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta do të jetë në Gjilan, në një avitet madhështor të organizuar nga autoritet e shtetit të Kosovës. Në Gjilan do të inaugurohet shtatorja e një prej patriotëve më të mëdhenj që luftoi për çlirimin e trojeve shqiptare, Idriz Seferi.

Presidenti Meta është i ftuar në Gjilan nga homologu i tij Kosovar, Hashim Thaçi. Burime nga Presidenca thanë se dy krerët e shteteve do të marrin pjesë në manifestimet kryesore që do të zhvillohen në Gjilan për inaugurimin e shtatores së Heroit Kombëtar, Idriz Seferi. Idriz Seferi është një nga figura kryesore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai njihet jo vetëm si luftëtar i shquar, por dhe si figurë kyçe në organizimin e Lidhjes së Prizrenit dhe organizimit të shqiptarëve në luftën për liri dhe pavarësi në Kosovë dhe në Shqipëri.

Vizita e kreut të shtetit shqiptar në Kosovë, vjen pas një vizitë të suksesshme në Luginën e Preshevës që banohet nga shqiptarë të cilët jetojnë në tokat e tyre, në Serbi. Të dielën, kreu i shtetit ishte në komunën e Medvegjës, ku u takua me qytetarët shqiptarë që jetojnë atje. Në këto takime, kreu i shtetit shqiptar theksoi nevojën e më shumë investimeve nga ana e shtetit serb për banorët që jetojnë në komunat me shumicë shqiptare.

Vizita e kreut të shtetit në zonat shqiptare  në Serbi, në prag të festave të Nëntorit, është cilësuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës si një ngjarje historike.

Në foto: Presidenti Ilir Meta bashkë me fëmijët dhe mësuesët e shkollës Zenel Hajdini në Tupallaj të Medvegjes 

Në fotot: Presidenti Meta në Medvegjë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here