“Po krijon turbullira”, socialisti Manja kërcënon me burg publicistin e njohur

1
200
Analisti Fatos Lubonja është kërcënuar me burg  nga kreu i Komisionit të Ligjeve, njëkohësisht deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja. Ditën e enjte Manja ka kërcënuar Lubonjën në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në “News24”, duke i përmendur Kodin Penal. Shkak për këtë sipas tij janë bërë deklaratat që Lubonja bën nëpër studiot televizive, duke i cilësuar ato të dënueshme dhe thirrje për turbullira publike.

“Ai nuk jeton këtu, ai jeton në hënë. E kupton çfarë flet ai? Këto që thotë ky janë të dënueshme nga kodi penal. Janë thirrje për krijim turbullirash publike. Duke dhënë një realitet imagjinar, se e ka në kokë atë, tenton të krijojë turbullira publike në një shtet ku funksionon ligji. Ka të paktën katër vjet në studio që Shqipëria për këtë është luftë”, tha Manja gjatë emisionit.

Nuk dimë në çfarë ligji e bazon këtë kreu i Komisionit te Ligjeve, kërkesa për te burgosur një publicist vjen ne kohen kur partia e tij pengoi arrestimin e një ish-ministri që akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.
Debati mes Lubonjes dhe Manjes


Ulsi Manja:
 Nuk e rrëzoni dot Ramën, sepse e ka votuar populli në 25 qershor. Të kesh tendencën për të nxirë gjithçka, qofshin këta që e thonë. Unë nuk ndaj asnjë mendim me këtë.

Lubonja: Ashtu ka fituar edhe Putini dhe Erdogani, ça flet mo kështu?!

Manja: Ka rënë shteti, po diskutoni si në mesjetë. Ne po presim hapjen e negociatave. Shqiptarët janë të mençur.

Lubonja: Aq budallenj nuk jemi.

Manja: Ai nuk jeton këtu, jeton në hënë. Ja thirrje për turbullirë publike. Në 4 vite që unë dëgjoj Lubonjën, ai thotë që Shqipëria është luftë.

Lubonja: Shqipëria është luftë bandash. Ti do t’i shesësh botën virtuale shqiptarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. negjmika,ruqi,gjelil gjoni,gjinushi,baba drakull taku nuk kan len bastard qenefi te stainit pa zgjedhur.lloji rama,xhafa,manja,tahiri jan qelbi i qenefit komunist stalinist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here