Basha: Dekonspirimi i arrestimeve nga Xhafa, drejtori i Vlorës i ka mbrojtur për 4 vite vëllain

0
160
Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur për mediat pas një takimi me deputetët në kryesinë e Kuvendit, u shpreh se dekonspirimi i aksionit të arrestimeve është bërë nga Fatmir Xhafa.

‘Dekonspirimi i aksionit është bërë nga Fatmir Xhafa me porosi të Ramës për të mbrojtur Saimir Tahirin.

‘Rama nuk lejon arrestimin e njerëzve që luajnë rol ne inkriminim e e Xhafës, Tahirit dhe Ramës vete.

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës nuk ndalohet se mbrojti vëllain e Xhafes, për të cilin ka urdhër për ndalim ndërkombëtar për trafik kokaine, dhe bridhte i lirë në Vlorë.

Me Ramën në krye të qeverisë nuk ka as vetting, as dekriminalizim të politikes. Arrestimi i Saimir Tahiri do të ishte hapi i parë për dekriminalizimin e politikës’, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here