Kryemadhi: Rama po fsheh tre të akuzuarit ish-policë, koha që fronti opozitar ta përze këtë lloj politikani

0
166

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemadhi, ka reaguar ashpër pas skandalit të radhës së ndodhur në Shqipëri, ku tre të kërkuar nga drejtësia janë arratisur nga vendi.

Gjatë një konference për mediat, kryemadhi tha se Rama, Tahiri dhe Çakoj  janë në dijeni të vendit se ku fshihen këtë të kërkuar, por nuk tregojnë nga frika se mos ju del dhe atyre emri si të përfshirë në trafik droge. “Me fshehjen qe po i bën tre të akuzuarve po tregon para shqiptarëve se është pjesë e Habilajve. Ky veprim i sotëm është mbrojtje e bandave të drogës. Askush më mirë së Edi Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e drejtësisë. Ai dhe Tahiri janë në dijeni se ku janë të kërkuarit. Kjo për faktin e thjeshtë se ata kanë frikë se nëse ndonjë kapet dhe nxjerr emrin e Edi Ramës. Sot më shumë se kurrë fronti ynë opozitar duhet të bashkojë forcat dhe të përzër këtë lloj politikani”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here