Agron Shehaj-Braçes: Je një hiç, ke 27 vjet që bën jetë milioneri në kurriz të shqiptarëve

0
247
Debati mes deputetit të PD-së, Agron Shehaj dhe atij të PS-së Erion Braçe ka degjeneruar sot në një përplasje fizike mes tyre gjatë punimeve në Komisionin e Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë.

Burime nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë kanë treguar për SYRI.net edhe momente nga sherri i dy deputetëve.

Ajo që ka ndezur deputetin socialist njëkohësisht edhe kryetar të Komisionit, ka qenë një deklaratë e bërë nga deputeti vlonjat, Agron Shehaj.

‘Je një hiç, ke 27 vjet që bën jetë milioneri në kurriz të shqiptarëve’, është shprehur Shehaj ndaj Braçes, i cili më pas ka marrë flakë duke sharë e bërtitur në mes të sallës së Komisionit ku kishte edhe deputete femra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here