Zjarr në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh, lëndohet një punëtor

0
153
Një zjarr ka shpërthyer në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh, në repartin e Koksit. Një 53-vjeçar është plagosur me iniciale L.Y dhe është dërguar në spital për mjekim.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të shuajnë flakët.

Policia e Fierit njoftoi se sot rreth orës 07:20, në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, në repartin e “Koksit” ka rënë zjarr, tek digjen mbetjet toksiske të naftës. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar lehtë shtetasi L.Y, 53 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër (punëtor i këtij reparti), i cili po merr mjekim në spital. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, i cili është vënë nën kontroll.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here