Shkëmbim zjarri mes policisë dhe grabitësit në Laç

0
168

Markel Bushi, i shpallur në kërkim nga policia për grabitje ka qëlluar me armë këtë të martë efektivët.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Laçit. Markel Bushi është shapllur në kërkim 3 vite më parë nga drejësia shqiptare.

Markel Bushi së bashku me mikun e tij Danjel Shyti vidhnin me armë pelegrinët që shkonin në Kishën e Laçit. Ata janë arrestuar nga policia teksa gjykata e dënoi Danjel Shtyin me 6 vite burgim në vitin 2013. Markel Shty e nisi gjykimin e tij në gjykatë duke mos kërkuar as gjykim të shkurtuar, por më pas arriti të arratisej.

Ngjarja e vitit 2012 ku dy të rinjtë grabitën dhe qëlluan me armë një grup vajzash:

Nga shqyrtimi gjyqësor i akteve ka rezultuar se, më datë 01.04.2012, rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Kisha e Shënandout” në qytetin e Laçit, sipër varrezave të qytetit, deklaruesja Megi Drapni ndërsa ka qenë duke zbritur rrugës përgjatë këtij aksi me mjetin tip “Benz”, me targë 255 CBN, përpara i kanë dalë dy të pandehurit të armatosur dhe pjesërisht të maskuar, të cilët i kanë bërë shenjë të ndalonte mjetin. Në këtë situatë, drejtuesja e mjetit, e frikësuar, fillimisht ka ulur shpejtësinë për ta shtuar atë më pas dhe ka arritur t’ju largohej personave të armatosur, por pikërisht në këtë kohë të pandehurit kanë qëlluar në drejtim të automjetit. Predhat e qitura nga armët kanë goditur automjetin në pjesën e pasme të tij në derën e bagazhit dhe në njërën prej gomave të tij. Si pasojë e goditjeve me armë zjarri ka mbetur e plagosur shtetasja Blerta Islamaj, pasagjere në automjet. Pas ngjarjes, Megi Drapni ka shkuar deri në qendrën e qytetit të Laçit, ku e ndihmuar nga kalimtarë të rastit, ka shkuar në spital. Si ka marrë ndihmën e parë mjekësore, e dëmtuara Blerta Islamaj është dërguar për ndihmë më të kualifikuar mjekësore në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Në vendngjarje, forcat e policisë kanë gjetur dhe më pas sekuestruar në cilësinë provës materiale 4 gëzhoja, model 56 kalibër 7.62 mm, si dhe pjesë të tjera të mbetura nga qitja si bërthamë dhe copë këmishe predhe, pjesë të automjetit të dëmtuar. Është realizuar këqyrja e automjetit ku konstatohen vendet e dëmtimit të automjetit kryesisht në pjesën e pasme. Sipas aktit të mjekoligjorëve ka rezultuar se në trupin e shtetases Blerta Islamaj konstatohet plagë me armë zjarri në anën e djathtë të gjoksit, plagë me armë zjarri në parakrahun e majtë, e shoqëruar me dëmtim të enës së gjakut dhe të nervit, plagë armë zjarri në kofshë dhe kërcirin e majtë me karakteristikat e përshkruara më sipër. Këto dëmtime janë shkaktuar nga predha armë zjarri, jo nga një qitje e vetme.

Dëshmitë

Janë marrë deklarimet e shtetases Megi Drapni, e cila ka deklaruar se ditën e ngjarjes është nisur me makinën e saj së bashku me shoqet e saj për në kishën e Shënandout në Laç. Gjatë udhëtimit kanë ndaluar disa herë si për të pyetur për rrugën deri te kisha, ashtu dhe për të blerë sende fetare të zonës dhe si kanë kryer ritet fetare, janë nisur për t’u kthyer. Pasi kanë kaluar një kthesë rrugës në kthim, në mes të saj, ka parë dy djem të cilët kishin ndaluar në këmbë dhe në momentin që ajo po afrohej drejt tyre, njëri prej tyre dhe konkretisht personi më i gjatë ka ngritur një armë automatike. Drejtuesja e mjetit ka qenë e detyruar të ndalonte makinën pothuajse tërësisht, por duke e mbajtur të ndezur. Personi që mbante armën në dorë i është afruar tek xhami i makinës rreth dy metra dhe ka lëvizur automatikun nga lart-poshtë si të thoshte “ul xhamin”. Fillimisht ajo e ka marrë si lojë fëmijësh, por si ka konstatuar se arma ishte e vërtetë, dhe personi me armë po i afrohej edhe më tej, ajo i ka dhënë gaz makinës dhe është larguar me shpejtësi. Ka dëgjuar shoqen e saj Blerta e cila ka bërtitur dhe i ka treguar se ishte e plagosur, e kishte kapur plumbi në krah dhe po i rridhte gjak. Si ka mbërritur në qytetin e Laçit, me ndihmën e një qytetari ka shoqëruar shoqen e saj të plagosur, e cila pas ndihmës së parë është dërguar në Tiranë për ndihmë më të kualifikuar mjekësore. Deklaruesja ka dhënë edhe një përshkrim fizik të personit që i ka dalë me armë në dorë dhe që ka qëlluar mbi makinë. Të njëjtat deklarime mbi faktin ka dhënë edhe Manjola Çollaku. Ajo ka qenë në makinën e Megi Drapnit dhe ka qenë e ulur në sediljen e pasme të makinës së bashku me të dëmtuarën Blerta Islamaj. Ajo ka dhënë përshkrim fizik dhe të veshjes së personit me armë që i ka dalë përpara makinës dhe ka qëlluar në drejtim të saj. Janë marrë deklarimet e shtetaseve Miranda Hima dhe Blerta Islamaj, të cilat kanë deklaruar të njëjtin version të ngjarjes.

Autorët

Gjatë hetimit janë marrë deklarimet e shtetasit P.Thana. Ditën e ngjarjes ka qenë në një internet kafe, në qytetin e Laçit, dhe aty kanë shkuar dy të pandehurit Markel Bushi dhe Danjel Shyti. Danjeli, si është afruar, i ka thënë se xhupin e tij të kuq dhe një kapele me ngjyrë të zezë e kishin lënë në shtëpinë e tij dhe si i ka pyetur se përse kishin vepruar në atë mënyrë, i pandehuri Markel Bushi i është përgjigjur se në rrugën e kishës kishin plagosur një femër. Ai ka deklaruar se këto veshje i ka gjetur të varura në telin e jashtëm të ballkonit të banesës së tij. Ata i kanë thënë se kishin një armë dhe se kishte qëlluar vetëm Danjeli, tri herë. Të pandehurit i kanë thënë se u kishin dalë përpara makinës që kishin qëlluar vetëm se iu ishin dukur njerëz me lekë dhe se në makinë kanë qenë disa femra./Gazeta Expres

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here