Korrupsioni në QSUT/ Ja shuma që duhet të paguash për një operacion perdeje në sy

0
194
Emisioni investigativ “STOP”  në TV Klan, të martën në mbrëmje, ka denoncuar një rast korrupisioni në Spitalin Francez, në QSUT.

Pamjet e publikuara nga emisioni tregojnë se si pacientët kundrejt një pagese në lekë, rreth 400 mijë, kryejnë operacion për perde në sy, si dhe futen jashtë radhe.

Siç duket edhe nga pamjet, në këtë akt, janë të përfshirë infermjeri i pavionit dhe mjekja specialiste, Eneda Rustemi.

Një nga drejtuesit e emisionit Stop, Saimir Kodra tregoi se ishte dëshmitar kur një infermjere kishte një çantë të mbushur plot me para dhe e fuste në kroskotin e një makine, që i përkiste një mjeku.

Kamera e fshehtë tregon bisedën e një pacienti si fillim me infermjerin e pavionit dhe më pas biseda më doktoreshën specialiste në korridorin e pavionit për procedurat e mëtejshme.

Më pas, infermjeri i flet për hapat e fillimit, ku nga kamera e fshehtë, tregohet procedura se si do vijohet më tej, deri tek pazari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here