Soros u përgjigjet akuzave të Hungarisë: Nuk po përpiqem të çmontoj Evropën

0
171

Investitori George Soros ka shpërthyer kundër qeverisë hungareze, e cila ka akuzuar hapur miliarderin se kërkon dobësimin e shteteve të BE-së, duke ushqyer krizën e emigrantëve.

Në përgjigje të këtyre pretendimeve, Soros bëri sot një deklaratë zyrtare, duke i quajtur ato “shtrembërime dhe gënjeshtra të plota”.

Pasi ai bëri thirrje që një milion emigrantë të pranoheshin në BE në 2015-ën , Soros argumentoi se “rrethanat kishin ndryshuar në një mënyrë të paparashikueshme.

Soros gjithashtu akuzoi qeverinë hungareze se ka nisur një “fushatë masive” kundër tij.

Miliarderi tha se kryeministri hungarez  Victor Orban po nxiste ndjenjat anti-muslimane.

Në tetor, Orban u bëri thirrje hungarezëve të merrnin pjesë në një referendum kombëtar për të ndalur “planin e Sorosit”.

Kryeminsitri akuzon investitorin e lindur në Hungari se po përpiqet të rivendosë një milion emigrantë në BE, duke çmontuar kufijtë dhe duke i bërë qytetarët evropianë të paganë për planet e tija. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here