Kukës, gjenden dy predha nga fëmijët

0
200

Dy predha të kalibrit të rëndë janë gjetur nga disa fëmijë në lagjen 3 në Kukës, pranë dy pallateve.

Pas sinjalizimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i ka bërë një këqyrje predhave, nga ku ka rezultuar se njëra prej tyre kishte plasaritje dhe rrezikon të shpërthejë.

Menjëherë policia ka krijuar perimetrin e sigurisë, ndërsa fëmijët janë pyetur ku i kishin gjetur predhat.

Madje dyshohet se fëmijët kanë tentuar të çmontojnë predhat, që mësohet se janë të kalibrit 80 dhe 120 mm. Ndërkaq pritet që në Kukës të mbërrijnë forcat xheniere nga Tirana.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here