Grida Duma me lot në sy: Latë njerëzit mes katër rrugëve, si të jenë talebanë!

0
504

“Harxhuat paratë e shqiptarëve për dëgjesa, OJQ jeni ju? Keni marrë nga taksat e shqiptarëve që ai të shajë gratë e burrave dhe burrat e grave, për të dëgjuar që shqiptarët dashkan rrugë, për tu tallur që shqiptarët dashkan punë. Keni marrë dhe ca letra që shqiptarët paskan 11 mijë prioritete. Mua po të më prishi shteti kursimet e jetës, se s’jam as taleban dhe të më zhdukesh ti me polic, pa qera sociale, mes katër rrugëve, ky është skandal”.

Kështu është shprehur deputetja demokrate Grida Duman në debat me kolegen socialiste Milva Ekonomi, teksa zëri i dridhej në studio dhe në sytë e saj u panë lot.

Duke vijuar më tej debatin me Ekonomin, Duma u shpreh “Duhet të na vijë turp Milva që pas 27 vjetësh ka shumë shqiptarë që thonë ishim më mirë atëherë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here