Petrit Vasili, kryetari i Grupit parlamentar të LSI, ka dalë sot para medias për të shprehur shqetësimin e tij të madh për projektbuxhetin 2018 që u miratua në parim nga mazhoranca. “Dje u shënua armiqësia mes qeverisë e klientëve të saj dhe familjes shqiptare, e cila mori shuplakë shumë të rëndë shoqëruar me depresionin e madh të mungesës së shpresës”.
I pyetur nga mendja se si i konsideron zhvillimet e tjera politike, Vasili tha se “të gjitha të tjerat janë artifica për të hequr mendjen nga trafiku i drogës; Shqipëria nyje e trafikut të heroinës. Gjithkush duhej të përlotej kur të shihte fëmijën e Bulqizës me gurë në krah që Kryeministri pati paturpësinë ta mohonte…Ç’na duhet neve shkarkimi i kryetarit të KQZ, kur Kryeministri i thotë policëve hiqni kapelet e mblidhni votat?!
Sot Ponc Pilati në krye të qeverisë po shpëlan duart nga ish-ministri….: Jo ia lashë drejtësisë, jo…” Ndërkohë që ai vuri mburojë 75 vota për ta penguardrejtësinë. Artificet e KQZ nuk i mbulojnë këto.
Pyetje: A jeni ju për zgjatjen e mandatit të kryeprokuroti Adriatik Llalla?
Për këtë unë kam vetëm një përgjije: Çfarë përgjigje do të marr për këto tri çështje që ka ngritur LSI-ja për Buxhetin. Nëse unë marr përgjigje pozitive, atëherë kësaj qeverie i dhemb sadopak për shqiptarët. Zgjedhjen e Kryeprokurorit dhe të tjerat i ka ligji shumë të qarta.
© SYRI.net