Basha i rrëzon Buxhetin e 2018, Ramës: Je jashtë realiteti, nuk ke asgjë për fëmijët e Bulqizës, vetëm koncensione për miqtë

0
153

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka marrë fjalën menjëherë pas Kryeministrit Edi Rama sot, në seancën parlamentare ku prezantohet dhe votohet Buxheti i Shtetit i vitit 2018.

Basha e nisi fjalën duke i kujtuar Kryeministrit kohën kur çdo fjalim dikur ai e niste duke cituar Papën, kur nuk ishte tjetër veçse një manipulator.

“Pak ditë më parë ky njeri u shfaq në Bulqizë atje ku fëmijët ajnë kthyer në skllevër të kromit për bukën e gojës.”Sajesë kazanësh mediatikë të Italisë” i quajti. a ka gjë më dramatike kur një gazetare e një vendi të huaj i kujton të mbrojë fëmijët e vendit të tij?!

Atë ditë një gazetar shkroi i revoltuar se “Rama e kishte sjellë karrigen nga Tirana”, sepse Bulqiza ishte skena. Të gjitha ishin punuar me kujdes nga skenaristë të mashtrimit qeveritar. Vërtet ishte në Bulqizë, por atje nuk pa fëmijët e kthyer në skllevër e të zbuluar nga gazetarët italianë. Realiteti i tij është i shkëputur. Nuk ka shprehje më të qartë nga kjo shkëputje totale nga realiteti sesa nga projektbuxheti i 2018. Në këtë buxhet nuk ka asgjë për fëmijët e Bulqizës, nuk ka për infrastrukturën, për të nesërmen, por dnërtuar vetëm për nëj qëllim: sigurinë dhe pasurimin e klientëve të Edi Ramës: tre gjëra ka buxheti për krimin dhe klientët: njera: lëshimi me detyrim i faturës tatimore, që do të rrisë koston për bizneset e vogla dhe do t’i çojë shumë drejt mbylljes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here