FOTO/ Njihuni me bosin e familjes Dako, 22-vjeçari aksioner i kompanive me fitime marramendëse

0
358
Ai është vetëm 22-vjeç, por është edhe djali i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

E ndaj Xhulio Dako renditet si aksioner i dy kompanive të fuqishme me fitime marramendëse.

I riu, Xhulio Dako, i datëlindjes 1995, rezulton aksioner i dy kompanive, njëra në fushën e lavanderisë dhe tjetra në tregtimin e produkteve ushqimore me bazë detin.

Sipas investigimit të “TPZ.al” rezulton se në kompaninë e parë, të quajtur “DB Wash International”, Xhulio Dako është shtuar si aksioner, tek themeluesi 54-vjeçar Tomi Ismailati, ndërsa ortakë janë edhe 5 shtetas italianë. Nuk dihet lidhja e djalit të njomë të Dakos me këta shtetas të mëdhenjë në moshë, por sipas bilanceve të siguruara nga Tpz.al, rezulojnë se kanë qarkulluar qindra miliona lekë në harkun e 3 viteve të fundit.

Në deklaratën e pasurisë, të dorëzuar nga ILDKPKI, Xhulio Dako është zotërues i 20% të aksioneve të shoqërisë “DB Wash International”, me kapital 20 000 lekë. Edhe aksionerët e tjerë kanë deklaruar vlera qesharake në kapital, por bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve flasin për tjetër gjë.

Fitimet të kompanisë “DB Wash International”, të nxjerra nga bilancet që vetë kjo kompani ka deklaruar.

Fitimet e kompanisë e “DB Wash International” e krijuar 25/03/2014:

Viti 2014: 22.876.057 Lekë (të reja)

Viti 2015: 56.850.124 Lekë (të reja)

Viti 2016: 72.101.360 Lekë (të reja)

Pra, një kompani e sapo krijuar në vitin 2014, ka arritur të nxjerrë fitime deri në 1.4 miliard lekë, ku pjesë është edhe djali 22-vjeçar, i Vangjush Dakos. “DB Wash International” është gjithashtu edhe përfituese e fondeve publike, ku në thesarin e shtetit rezultojnë 3 transaksione financiare ndaj kësaj kompanie, me vlerë 484.000 lekë (të reja).

Pas suksesit me kompaninë e parë, 22-vjeçari Xhulio Dako lidhet ngushtë me 54-vjeçarin Tomi Ismailati. Të dy këta, bashkë me dy italianë të tjerë, hapin një biznes në vitin 2016, “Artic Group”, kësaj here në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore, molusqeve dhe frutave të detit. Djali i Vangjush Dakos, bëhet 35 % aksioner, ndërsa brenda vitit të parë, arrijnë të qarkullojnë 34.233.202 lekë (të reja), rreth 300 mijë dollarë nga shitjet dhe shpenzimet.

Mesa duket fati i ka buzëqeshur 22-vjeçarit, Xhulio Dako, jo për aftësitë e tij, por sepse ai është djali i kryebashkiakut të qytetit të dytë më të madh në Shqipëri, Durrësit. Xhulio njihet mirë në qytetin bregdetar, jo për bizneset e tij, por për jetën luksoze që ai bën, me makina të shtrenjta dhe shumat marramendëse që shpenzon në jetën e natës.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here