Vasili pas premtimeve të Ramës në Dibër: Halle të mëdha rëndojnë mbi dibranët

0
162

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Dibër për investimet ka reaguar ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili. Ai thotë se në buxhetin që Rama ka sjellë në Kuvend nuk ka asgjë për Dibrën dhe dibranët.

E ndërsa e cilëson Ramën si të rrjedhur, Vasili shprehet se në Dibër papunësia dhe varfëria janë shumë të rënda.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Shkollëpaku ngatërron gratë e mençura të Dibrës me gratë e qeverisë. Në Dibër papunësia dhe varfëria janë shumë të rënda. Halle të medha rëndojnë mbi dibranët. Ate qe kishin mangut nga hallet e shumta ishte humori i shpifur i shkollepakut kryeminister.

Ky ne buxhetin qe ka prure ne Kuvend s’ka asgje per Dibren dhe dibranet. Po, shume droge dhe kriminele i ka bere peshqesh Dibres dhe dibraneve. Sa per grate e Dibres dihet boterisht zgjuaresia e tyre dhe ato qeshin shume mbi zë e nën zë me kete te rrjedhur.

Mbase ky shkollepakti i ngaterron grate e mencura te Dibres me grate e tij te qeverise, qe qeshin edhe pa folur ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here