Kryemadhi: Rama sot është telekomanda në duart e krimit të organizuar dhe bandave

0
165

E pranishme sot ne Fier, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se kryeministri Edi Rama është një vegël në duar e krimit të organizuar dhe bandave. ‘Sot jemi në një moment shumë të vështirë për Shqipërinë, prandaj zgjodhëm të jemi në opozitë, për të qenë zemra e shqiptarëve. Atë atdhedashuri dhe atë krenari që shqiptarët kanë dhënë jetën për ta mbrojtur, sot Rama e ka shtrirë në tepsi për ta lënë në dorë të bandave dhe krimit. Para disa muajsh ishim krenarë para miqve ndërkombëtarë por Shqipërinë. Ju e patë dhe vetë se çfarë publiciteti i bëri papa Françesku Shqipërisë. Edi Rama sot është telekomanda në duart e krimit të organizuar dhe bandave. Ne nuk ndihemi krenarë, prandaj kemi vetëm një rrugë, atë të zgjimit të shqiptarëve për të ndryshuar këtë realitet’, deklaroi Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here