Çështja e radarëve/ Luan Rama- Xhaçkës: Balta e dezinformimit mediatik, ju siguroj që do ti shkojë deri në fund të vërtetës

0
126

Nga Luan Rama

E nderuar zonja Ministre!
Në respekt të etikës së komunikimit edhe me ju personalisht e në koherencë me qëndrimet e mia institucionale, politike e publike, me lejoni t’jua bëj të qartë se e pranoj sfidën tuaj, jo si sfidë me ju dhe as me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, por me mosveprimin kriminal dhe korrupsionin që ka çuar në lënien jashtë funksioneve operacionale, të sistemit të vëzhgimit të hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë, që për fat të keq nuk është e vetmja shfaqje e shkeljes apo e moszbatimit të ligjit!
E sa për baltën dhe baltën e dezinformimit mediatik, me lejoni t’ju siguroj qe as kanë patur e as kanë për të patur ndonjëherë lidhje me mua dhe as qëndrimet e mia!
Ju, për shkak të detyrës që kryeni, mund ta verifikoni dhe konfirmoni këtë të vërtetë timen, që pa modesti më lejoni t’jua them se e gjeni edhe në Ministrinë e Mbrojtjes!
Për një gjë ju siguroj: zbardhjes së të vërtetës së mosfunksionimit të radarëve, (siç dëshmohet edhe nga përgjimet e antimafias italiane për veprimtarinë e grupeve të strukturuara kriminale të trafikut të drogës, rezulton që ata kishin njerëzit e tyre dhe kontrollonin edhe sistemin e radarëve), do t’i shkoj deri në fund!
Edhe për të mirën tuaj natyrisht zonja ministre!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here