Basha: Rama kapet pas fijes së kashtës, ja hallkat e narko-shtetit të kryeministrit

0
153

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë daljes së tij për mediat përballë “selisë blu”, është treguar i ashpër me kryeministrin Rama.

Basha tha se Rama nuk e do zgjidhjen, pasi ai vetë është pjesë e problemit.

Me tej ai tregoi ata që sipas tij janë hallkat e krimit në Shqipëri duke përmenduar disa emra deputetësh dhe ish-funksionarësh të Partisë Socialiste.

“Qëndrimi i Ramës është i dëshpëruar dhe kërkon të kapet pas fijes së kashtës. Rama refuzon të bëhet pjesë e zgjidhjes pasi ai vetë është pjesë e problemeve. Saimir Tahiri është vetëm njëra hallkë e narko-shtetit, ndërsa hallkat e tjera janë Arben Ndoka, Armando Prenga, Elvis Roshi dhe Vangjush Dako. Rama e di fare mirë se ai është përgjegjës se në 4 vite e ktheu Shqipërinë në një vend që tregohet si strehë e trafikimit të drogës. Përgjegjësitë e tij janë jetike dhe ai do i mbajë këto përgjegjësi”, tha Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here