Ndahet nga jeta legjenda e muzikës ‘Rock and Roll’

0
181

Fats Domino, një nga interpretuesit më me ndikim të rokut të viteve 1950-1960, ka vdekur në moshën 89-vjeçare, raporton BBC.

Dy nga këngët më të njohura të artistit amerikan janë “Ain’t That A Shame” dhe “Blueberry Hill”.

Këngëtari nga New Orleans, nga 1950-1959 ishte rokeri që shiste më shumë këngë përveç Elvis Presley.

Pas suksesit në këto vite, muzika e Domino është vlerësuar si një ndikim kyç nga artistët gjatë viteve 1960 dhe 70.

“Ky zotëri ishte një ndikim i madh mbi mua kur fillova”, ka thënë për të Elvis Presley.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here