Durrës/ Sot premiera e ‘Natë misterioze’ (FOTO)

0
161

Një realizim i dramaturgut Ferdinand Hysi dhe regjisorit nga Kosova, Ben Apolloni, në Teatrin “Aleksandër Mosiu”, në Durrës, do të shfaqet sot premiera e “Natë mizore”.

Nën interpretimin e aktorëve më në zë të teatrit shqiptar, Amos Muji Zaharia, Suela Bako, Xhejni Fama, Gjergj Doçi,  Marin Tafaj dhe Mimoza Marjanaku. Katër persona nga vende të ndryshme të botës takohen për here të parë në një stacion treni dhe aty e kuptojnë se janë të ftuar nga i njëjti person dhe do të shkojnë në të njëjtën adresë.

Në shtëpinë misterioze ku hyjnë, nuk i prêt askush pos territ. Ngadalë fillon të ndriçohet shtëpia dhe historia e secilit personazh dhe dikur shfaqet edhe zonja e cila i ka ftuar në ditëlindjen e djalit të saj.

Zonja, një grua e çmendur nga dhembja për humbjen e djalit i terrorizon katër mysafirët e ftuar duke u kërkuar organet e djalit të saj të vdekur në një aksident, organet e të cilit ajo e di se janë transplantuar në katër trupat e mysafirëve.

Mos e humbisni “Natë misterioze” në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Datat e premierës 24 dhe 25 Tetor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here