‘Çështja Habilaj’/ Ambasadori Lu takim urgjent tek ambasada Italiane. Çfarë po ndodh?

0
232

Zhvillimet e fundit politike, dalja e përgjimeve të ‘grupi Habilaj’, përfshirja e ish-ministrit Saimir Tahiri në to dhe kërkesa e prokurorisë për arrestimin e tij, kanë bërë që politika shqiptare të jetë në ditët e saj të nxehta.

Burime diplomatike kanë bërë të ditur për SYRI.net se, mesditën e sotme ambasadori i SHBA-së në Tiranë ka shkuar në një takim urgjent në ambasadën italiane në Tiranë, me ambasadorin Alberto Cutillo.

Po pse ky takim me urgjencë? Është Italia që ka bërë përgjimet e Habilajve dhe ambasadori Lu duket se ka shkuar të informohet me gjerë se çfarë kanë autoritetet italiane për ish-ministrin Saimir Tahiri, por edhe për vetë Edi Ramën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here