Skandali në Hungari/ Busti i Skënderbeut , ambasadori ndryshon mendje. Ja çfarë thotë

1
232

Busti i ri i Gjergj Kastriot Skënderbeut që do të vendoset në Budapest, pritet që të ketë ndryshime rrënjësore nga ato foto çfarë janë publikuar në rrjetet sociale, që për hir të së vërtetës kanë qenë shumë larg pamjes të vërtetë të herotit tonë kombëtar.

Pas reagimeve negative për bustin e Skënderbeut, i cili do të vendoset në Budapest ambasadori shqiptar në Hungari, Arian Spasse është shprehur se ajo që kanë parë është vetëm një maket.

“Duke marrë shkas nga disa reagime të miqve në FB lidhur me fizionominë e bustit të Skënderbeut që planifikohet të vendoset në Budapest, dëshiroj të sqaroj se maketi i paraqitur në foto është vetëm maket. Ai do të pësojë ndryshime deri sa të marrë tiparet me të cilat shqiptarët janë familjarizuar. Faleminderit për mirëkuptimin!”, shkruan ai. Ndërkohë qe faqja e ambasadës i ka hequr dy fotot e shtatores që ishin publikuar më herët.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. ambasador i qelbur i rames i droguar si kryem.ti yn rama.keshtu ju duket ketyre skenderbeu.a nuk ju duk avioni sajmes e bastardit rama avioni mushkonj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here