Alibeaj kundërshton avokatin e Tahirit: Boll i dhamë kohë krimit të fshijë provat

0
185

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka kundërshtuar kërkesën e avokatit të Saimir Tahirit për të shtyrë komisionin dhe për të paraqitur mbrojtjen.

Alibeja ka thënë se komisioni duhet të vijojë punën një orë e më parë, për të mos i dhënë më kohë krimit të sheshi provat.

‘Nëse vini me idenë për ta shtyrë, kjo nuk ju bën nder as juve as klientit tuaj. Zoti kryetar ose ju keni shkelur procedurën, ose zotëria po kërkon të përfitojë nga procedura.

Ne sot nuk po vendosim të arrestojmë zotërinë, por po kërkojmë ti hapim rrugë drejtësisë. Ky është momenti për të treguar edhe atë çështjen e madhe të pandëshkueshmërisë.

Nuk jemi në elementët e befasisë procedurale, unë ftoj që të vazhdoj një orë e më parë procedimin, boll ju kemi dhënë kohë shkelësve të ligjit të shkelin provat’, tha Alibeaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here