Basha: Opozita e bashkuar kundër qeverisë. Me paratë e drogës nga Rama u blenë zgjedhjet

0
125
Kreu i PD-së i cili thirri mbrëmjen djeshme tryezën e partive politike opozitare, ka mbajtur sot një fjalë pas mbledhjes së opozitës së bashkuar. Duke folur për mediat, Basha u shpreh se opozita do të kërkojë largimin e Edi Ramës, pasi ai është koka e krimit.

Sipas Bashës, paratë e drogës u përdorën për të blerë zgjedhjet.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Faleminderit të gjitha partitë politike që u bashkuan me mua, pas thirrjes së bërë.

Nga tryeza kemi dalë me një vendim të përbashkët dhe qëndrim të përbashkët që sapo është shpërndarë. Është marrë vendimi për krijimi i një fronti opozitar kundër krimit.

Pjesë e këtij fronti janë bërë të gjitha partitë që ishin në tryezë dhe ftesa qëndron për cdo parti dhe faktor shoqëror, intelektualë, botë akademike, përfaqësues të medias, sepse Shqipëria ndodhet para një gremine të vërtetë.

Si ndihet dikush që ka denoncuar për 4 vite lidhjet e Ramës me krimit kur këto faktohen? Këtë pyetje nuk ia bëj vetes sime për dhjetëra policëve të ndershëm të policisë, gazetarëve kurajozë, përfaqësuesve të tjerë të ndershëm që në krah të PD-së dhe opozitës kanë bërë betejën kryesore luftën për shembjen e kupolës politike mafioze të drejtuar nga Rama.

Sot shqiptarët kanë provat kryesore të kësaj marrëdhënieje së përfituesit e qindra miliona eurove të drogës janë përfituar nga Rama dhe përdorur për tjetërsimin e zgjedhjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here