Plas sherri tek Integrimi, Ofendime dhe fyerje mes Bushatit dhe Pollos: Kërko falje… Pollo: Ti po thyen etikën, mos ik nga salla 

0
167

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i pranishëm në një seancë dëgjimore me Komisionin i Integrimit.

Bushati është revoltuar tejmase me Deputetin e Partisë Demokratike, Genc Pollo.

Ky i fundit e cilësoi Bushatin rrugaç, ndërsa thekësoi dhe faktin se Bushati shoqërohej me persona jo të ndershëm. Bushati pas kësaj deklarate ka kërkuar falje për etikën e treguar nga Pollo, duke kërcënuar me largim nga seanca dëgjimore. “As ti dhe as Saliu yt nuk më trëmbin mua dhe nuk ke asnjë të drejtë të më ofendosh mua. Kërko ndjesë, ndryshe unë largohem. Ju ndotët etikën kuvendore dhe duhet të kërkoni ndjesë për fjalorin prej një vagabondi që përdorët për mua. Ti mos bëjë me mua Saliun e kuq”, vijoi Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here