Koalicioni BKTF/ Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe pasqyrimi në media, në një tryezë të përbashkët diskutimi

0
310

Mbrojtja e te drejtave te femijeve dhe pasqyrimi i tyre ne media ka bere bashke nxenes te shkolles “Bajram Curri”, mesues, prinder dhe eksperte te medias . Ky takim u organizua nga koalicioni “Bashke per Kujdesin Teresor te Femijeve” BKTF ne bashkepunim me Save the Children.  Koalicioni ka si qëllim të advokojë dhe lobojë në mbrojtjen fëmijëve shqiptarë nga të gjitha format e dhunës, neglizhimit, shfrytëzimit dhe abuzimit, bazuar në Konventën e të Drejtave të Fëmijëve dhe në legjislacionin shqiptar dhe instrumente dhe mekanizma të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, duke bashkuar përpjekjet, eksperiencat dhe të gjitha mjetet në dispozicion.

Aktiviteti

Aktiviteti u konceptua si një formë bashkëbisedimi mes të rinjve të ndryshëm aktiviste dhe të shtresave të margjinalizuara, të cilët bëjnë radio mbi te drejtat e fëmijëve dhe gazetarëve , mësuesve e prindërve. Përmes kësaj tryeze bashkëbisedimi synohet të kuptohet më shumë se sa pasqyrim gjejnë në media cështjet sociale dhe më specifikisht gjendja e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, sidomos të grupeve të margjinalizuara. Ne kete aspekt, me shume interes u percoll diskutimi me gazetare profesioniste per rolin e medias ne mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve, vendin qe ato zene ne gamen e gjere te informacioneve dhe kujdesi qe tregohet kur femijet behen pjese e lajmit.

Disa nga çështjet që u trajtuan ishin: gjendja e fëmijëve të margjinalizuar, të drejtat e tyre, braktisja nga bankat e shkollës deri tek dhuna dhe lypja në rrugë pa dëshirën e tyre. Nxënësit paraqitën edhe shembuj konkretë, të cilët më herët i kanë trajtuar në emisionet e tyre ne UndeRadio. Shpresë dhe optimizëm shihej në sytë e tyre,të cilët po perpiqen shume per te pare ato ndryshime qe kaq shume i duan. Gjate takimit u diskutua gjeresisht per punen e bere nga institucionet pergjegjese dhe sesa pasqyrohen problemet e te drejtave te femijeve ne media. Në këtë aspekt ata u shprehën se ka akoma shumë për t’u bërë, sidomos nga media, si nje pushtet i katert, i cili ka forcen dhe mundesine per te bere realitet ndryshimet. Pervec kesaj, nje vend te rendesishem ne bashkebisedim zune edhe gjetjet e “Indeksit per Mbrojtjen e Femijeve 2016”, te cilat iu prezantuan te pranishmeve. Sipas ketij studimi, per te cilin eshte punuar njekohesisht ne nente vende te Evropes Jug-Lindore  dhe Kaukazit Jugor, ne Shqiperi jane ndermarre reforma te rendesishme ne fushen e te drejtave te femijeve, edhe pse mbetet problematik zbatimi praktik i legjislacionit. Vleresimin me te ulet vendi yne e merr ne kapacitetet institucionale, duke mos pasur fonde te mjaftueshme nga buxheti i shtetit per ceshtjet qe prekin femijet. Nderkohe, ne vleresohemi pozitivisht per masat e marra kunder trafikimit dhe formave te dhunes ne familje, por jemi ne pozicion te pafavorshem persa i perket shfrytezimit ekonomik te femijeve. Ne vijimesi ky koalicion synon që të kontribojë në realizimin e përfshirjes sociale të fëmijëve dhe komuniteteve në proceset e zhvillimit dhe ndryshimit të situatës, me qëllim mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here